Seminar me ekspertë sllovenë për teknologjinë e re

Prishtinë, 29 tetor 2004 – Oda Ekonomike e Kosovës ka mbajtur dje një seminar me ekspertë sllovenë, të cilët folën kryesisht për teknologjinë e re dhe lidhur me përgatitjet e projekteve për shfrytëzimin e mjeteve nga Bashkimi Evropian, duke u bazuar në përvojën e Sllovenisë.

“Kosova është përfituese në kuadër të Ballkanit Perëndimor dhe të Paktit të Stabilitetit, andaj edhe në këtë aspekt është një benifit i veçantë që të kemi mundësinë që të përcjellim këtë seminar”, thanë në këtë seminar përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës.

Ndërkaq Marijana Krejtnar, eksperte nga Sllovenia prezentoi mundësinë për bashkëpunimin me partnerët sllovenë lidhur me programet e Bashkimit Evropian. Ajo nënvizoi se ekspertët sllovenë janë të gatshëm për t’i njoftuar ekspertët kosovarë rreth përgatitjes së projekteve të BE-së, pasi që Kosova ka mundësi të këtë qasje në to.

ECIKS / QIK