Së shpejti nënshkruhet MTL-ja me Bosnjen

Prishtinë, 4 nëntor 2004 – Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Kris Litier ka bërë të ditur se Qeveria e Bosnje e Hercegovinës e ka njoftuar UNMIK-un se ka finalizuar diskutimet për fillim të tregtisë së lirë me Kosovën. Kështu që së shpejti pritet të nënshkruhet marrëveshja për këtë në mes të dy vendeve.

Një marrëveshje e tillë do të përmirësonte integrimin e Kosovës me rajonin dhe do të stimulonte tregtinë rajonale. Njëherit do të zgjeronte mundësinë për bashkëpunim ekonomik me shtetet e ndryshme të rajonit. Kosova po ashtu do të mund të importojë dhe eksportojë më lehtë se më parë me të gjitha vendet.

Sipas zëdhënësit të Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut bisedimet për tregti të lirë janë hapur edhe me Maqedoninë dhe rasti i parë do të bëhet gjatë dy javëve të ardhshme.

ECIKS / QIK