SBASHK: Punëtorët e arsimit prej 1 shtatorit ne grevë

PRISHTINË – Viti i ri shkollor 2003/2004 do të fillojë me një grevë të përgjithshme të mësimdhënësve me kërkesë për ngritjen e pagave të tyre, bëri të ditur sot në një takim me gazetarë kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, Agim Hyseni. Kryetari i SBASHK-ut Agim Hyseni tha se SBASHK-u duke pasur parasysh pozitën e rëndë të punonjësve të arsimit të cilës nuk i vie fundi është detyruar të shpallë grevë të përgjithëshme. Sipas Hysenit arsimtarët janë të vendosur me kërkesat e tyre. SBASHKU do të vazhdojë të jetë ndërmjetësues dhe partner social që pranon dhe përfaqëson kërkesat e arsyeshme të punonjësve të arsimit. Po ashtu Agim Hyseni tha se 7 milion euro të cilat janë ndarë për ministrinë e arsimit janë të mjaftueshme për plotësimin e kërkesave të arsimtarëve.

ECIKS / RTK