Prishtinë, 14 prill 2004 – Pas largimit të Marie Fuçit nga posti i menaxheres së AKM-së duhet të kthehemi tek konceptet e mëparshme të privatizmit dhe njëkohësisht të vërtetohet se a ka pasur transparencë. Kështu ka deklaruar për RTV 21 ministri i Ekonomisë dhe finacave Ali sadriu.
Sipas Sadriut, për një kohë në AKM ka munguar legjitimitetit i duhur. Ministri Sadriu deklaroi se politikat të cilat i ka prezantuar AKM-ja dhe që janë ide dhe koncept i Marie Fuçit së bashku me zyrtarët ligjor në AKM duhet të ndërrohen menjëherë.
Ndërsa këshilltarët ligjor në AKM duhet të mbajnë përgjegjësinë për veprimet e tyre në bllokimin dhe ndryshimin e konceptit të privatizmit në Kosovë ka deklaruar ministri Sadriu.
ECIKS/Balkanweb