Sadriu: BERZH të mbështesë Kosovën

Prishtinë, 24 prill 2004 – Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ali Sadriu, i cili mori pjesë në Forumin vjetor të Bankës për Zhvillim dhe Rindërtim në Londër, ka zhvilluar një varg takimesh me personalitete të vendeve të ndryshme dhe të BERZ-it. Në fokus të këtyre takimeve ishin vlerësimet për të arriturat në shtetet e Ballkanit Perendimor. Ministri Sadriu ka thënë se Kosova tashmë ka hyrë në rrugën në drejtim të Evropës dhe proceve që çojnë drejt familjes evropiane dhe të integrimeve ekonomike edhe në rajon. Ai ka përcjellë mesazhin e institucioneve të Kosovës në këtë forum të rëndësishëm. Sadriu ka mirëpritur premtimet që janë bërë për investime në të ardhmen në Kosovë, duke kërkuar edhe një angazhim edhe më të madh sidomos në investimet kapitale të fushave dhe sektorëve strategjikë, ku mund të gjenerohen të hyra si psh. sektorin e energjisë, të ujërave, të hekurudhave dhe kjo do të ndihmonte inkuadrimin e Kosovës në korridoret 8 dhe 10.

ECIKS / Balkanweb