Rruga për Adriatik kompletohet me dy tunele

Autoritetet e Shqipërisë, të premten, e kanë hapur edhe krahun tjetër të tunelit të Kalimashit, i cili shpejton për gjysmë ore kohën e udhëtimit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas.

Në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë ministrat homologë të transportit nga Shqipëria e Kosova, Sokol Olldashi e Fatmir Limaj.

Krahu verior i tunelit u hap pas përfundimit të të gjitha punëve, duke përfshirë edhe sinjalistikën, kamerat e sigurisë, ventilatorët, sistemet e alarmit dhe çdo gjë tjetër që duhet për ta bërë atë krejtësisht funksional.

Pas hapjes së tunelit të dytë, udhëtarët nuk do të ndalen më në të dyja anët e tunelit për shkak të kalimit të automjeteve vetëm nga njëra anë.

Me hapjen e tunelit të dytë, kompania turko-amerikane “Bechtel-Enka” mbyll përfundimisht kantierin e saj në këtë rruge, pas tri vjetësh punime dhe do të shpërngulet në Kosovë, për t’iu bashkangjitur kantierit të ngritur atje, për vijimin e ndërtimit të autostradës nga Morina drejt Merdares.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.