Eksporti i mallrave gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka shënuar një rritje të konsiderueshme në krahasim me një vit më parë. Por krahas eksporteve janë rritur edhe importet nga shtetet e tjera, kështu që dallimi mbetet ende i madh.
Të dhënat nga tregtia e jashtme tregojnë për një deficit tregtar për muajin qershor të 2008 prej 155 milionë euro, krahasuar me 115 milionë sa ishte në qershor të vitit të kaluar.
Eksporti për muajin qershor ishte në vlerën prej 17 milionë euro që paraqet një rritje prej 7.7 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa importi 172 milionë euro që paraqet një rritje prej 31.9 për qind.
Kosova gjatë qershorit më së shumti mallra ka eksportuar në drejtim të Belgjikës në shumë prej 2.6 milionë euro, në Greqi 2.1 milionë euro, Maqedoni 1.7 milion euro, Shqipëri 1.6 milion euro etj.
Ndërsa shtetet nga ku më së shumti janë importuar mallra gjatë qershorit janë Maqedonia me 30 milionë euro, Gjermania me 17 milionë euro, Serbia me 17 milionë euro, Turqia etj.
Telegrafi.com