Arsimi është prioritet i qeverisë, thekson ministri Hoxhaj

“Për Qeverinë e Kosovës arsimi do të definohet si një prioritet shtetëror i dorës se parë dhe i cili duhet të jetë vendimtar për Kosovën. Një prioritet i tillë synon që Kosovën ta shndërroj në një shtet i cili fuqinë e tij e bazon në dije”, tha sot ministri i Arsimit Enver Hoxhaj, në ligjëratën me temën, “Arsimi në Kosovë”, mbajtur në kuadër të Seminarit nërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

“Një sistem arsimor i reformuar do të jetë baza më e rëndësishme e shtetit të Kosovës”, tha ministri Hoxhaj. Sipas tij Qeveria e Kosovës ka pesë prioritete kryesore në fushën e arsimit të cilat do ta bëjnë Kosovën një shtet i cili fuqinë e tij do ta bazoj në dije.
“Për qeverinë e Kosovës arsimi definohet si një prioritet shtetëror i dorës së parë dhe i cili duhet të jetë thjeshtë vendimtar për Kosovën. Prioritet i dytë është se arsimin e shohim si një prioritet ekonomik e jo si një politikë sociale si është parë në të kaluarën. Prioritet i tretë është që të kemi një arsim fillor dhe të mesën kështu që ne si qeveri e kemi një synim madhor që gjithë për fshirja në arsim të jetë njëri prej prioriteteve të para e që thirret si edukim inkluziv”, tha Hoxhaj.
Me qëllim të ngritjes se cilësisë në arsim, ministri Hoxhaj, premtoj se do të ketë edhe ngritje të pagave për mësimdhënësit.

“Ngritja e pagave të arsimtarëve definitivisht i referohet kualifikimit si kriter dhe përvojës në punë të cilën e kanë dhënë këta arsimtar”, theksoi ministri Hoxhaj.

Përndryshe Seminari ndërkombëtar për gjuhën letërsinë dhe kulturën shqiptare do të vazhdoj punimet deri me datën 29 të këtij muaji.

RTKlive

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.