Rritet çmimi i naftës në 55 USD

Vjenë, 18 tetor 2004 – Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur në 55 dollar për fuçi, që nënkutpon një rritje të çmimit prej 70 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA të hënën çmimi i naftës së parakontraktuar për nëntor në tregjet aziatike të lëndëve të para ka arritur nivelin prej 55.02 USD për fuçi. Kjo është një ngritje prej 9 centësh për fuçi që nga e premtja e javës së kaluar dhe një shtrenjtim prej 70 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Ekspertët e kësaj lëmie a arsyetojnë rritjen e çmimit me situatën e ndërlikuar në Irak dhe në Nigeri, me pasojat e dëmeve të mëdha të shkaktuara nga uragani “Ivan”, me situatën e kompanisë Yukos në Rusi dhe me rritjen e kërkesës për naftë për muajt e dimrit.

Përkundër kësaj rritjeje në tregun botëror, në Kosovë nuk mund të pritet ndonjë rritje drastike e çmimeve të karburanteve, pasi që Kosova nuk furnizohet nga nafta e vendeve të OPEK-ut, por nga një naftë më pak cilësore nga vende të tjera. Rritjet eventuale mund të jenë më shumë të karakterit spekulativ të vetë shitësve dhe rrjeteve të brendshme importuese të karburanteve.

ECIKS