Prishtinë, 4 dhjetor 2006 – Prej sot është rritur çmimi i bukës. Për rritjen e çmimit të bukës kanë vendosur tre prodhuesit më të mëdhenj të këtij produkti – kompania e prodhimit të bukës “Sheki”, kompania “Ko-Bake” dhe “Kulla”. Shkak për këtë rritje të çmimit, sipas tyre, është ngritja e çmimit të miellit nga 20 centë deri 28 apo 30 centë.
Prodhuesit e bukës e kanë konsideruar si më se të nevojshëm ngritjen e çmimit dhe për këtë kanë fajësuar indirekt qeverinë e vendit, më saktësisht Ministrinë e Bujqësisë. Ngritja e çmimit të bukës ka filluar në Prishtinë, për të vazhduar ditët në vijim edhe nëpër komunat e tjera.
Kohavision / ECIKS