Rriten shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit nga Kosova dhe Shqipëria, gjatë një takimi në Tiranë kanë thënë se duhet të thellohet bashkëpunimi dhe krijimi i kushteve me të mira për të rritur edhe më shumë shkëmbimet tregtare.

Aktualisht shkëmbimet tregtare në mesë Kosovës dhe Shqipërisë janë rreth 65 milionë euro në vit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka propozuar që Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, të fillojnë punën në krijimin strategjisë për bashkëpunimin ekonomik për një afat të mesëm dhe të gjatë.

Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ilir Zhila, tha se të dy vendet po harmonizojnë infrastrukturën ligjore me standardet e Bashkimit Evropian.

Shkëmbimet e mallrave në mes të dyja vendeve janë rreth 65 milionë euro, Kosova importon 40 milionë ndërsa eksporton 25 milionë euro.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.