Rreth 15 milion euro për kthimin e të zhvendosurve

Prishtinë, 7 mars 2005 – Zëdhënësi i UNMIK-ut Nerazh Sing, lidhur me finacimin e kthimit të të zhvendosurve në Kosovë, ka thënë se në vitin 2004 institucionet e Kosovës kanë qenë donatori kryesor në mbështetje të procesit të kthimit. Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës edhe sivjet do të jetë financuesi kryesor i procesit të kthimit me 10.5 milionë euro të alokuara në mbështetje të projekteve për kthim të organizuar dhe për të kthyerit spontanë nëpërmjet programit qeveritar për të ndihmuar kthimin.

Buxheti i Kosovës për këtë vit ka caktuar një fond prej rreth 15 milionë eurosh për kthimin e të zhvendosurëve. Nga kjo shumë 11 milionë i janë dhënë Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, ndërkaq 3.8 milionë Zyrës për çështje të komuniteteve.

ECIKS / QIK