Riinvest organizon vizitë studiuese në Slloveni

Prishtinë, 27 shator 2004 – Me qëllim të marrjes së përvojave të vendeve më të zhvilluara, instituti Riinvest ka organizuar një vizitë studiuese një javore në Slloveni për zyrtarët e 5 komunave – Pejës, Gjilanit, Drenasit, Ferizajit dhe Lypjanit – komuna këto që janë të përfshira në projektin “Zhvillimi Ekonomik Lokal përmes Aksioneve dhe Aleancave” – Delta II.

Vizita do të realizohet prej datës 27 shtator deri më 2 tetor, me ç’rast 20 zyrtarët komunalë dhe përfaqësuesit e Riinvest-it do të priten në disa komuna dhe institucione biznesore në Slloveni. Zyrtarët e komunave nga Kosova do të njoftohen me përvojat e kolegëve të tyre sllovenë në fushën e zhvillimit ekonomik lokal, bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, krijimin e kushteve të favorshme për tërheqjen e investitorëve, kompetencave në fushën e tatimeve, menaxhimit të financave lokale, shërbimeve publike dhe pronës komunale – thuhet në një njoftim nga instituti Riinvest.

ECIKS / RTK