Prishtinë, 31 mars -Me një debat të hapur, Instituti Riinvest prezanton raportin hulumtues “Edukimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë” që do të mbahet nesër në hotelin Grand. Objektivat e takimit janë promovimi i një debati të hapur mbi edukimin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë, vetdijësimi mbi rëndësinë e edukimit modern si dhe dhënia e rekomandimeve për politika të përshtatshme në vendosjen e themelit për një sistem arsimor që mundëson zhvillim më të shpejtë ekonomik, u tha në paralajmërim të konferencës nga zyrtarë të Riinvestit. Riinvesti ka realizuar disa anketa për të përgatitur raportin, duke përfshirë anketën me 100 profesorë të shkollave të mesme, 92 profesorë të fakulteteve, 19 drejtorë të shkollave të mesme, 8 dekanë si dhe me 375 studentë të Universitetit të Prishtinës.
ECIKS/Rtklive