Prisahtinë, 20 prill 2004 – “Nëse presim deri në shtator të 2005-ës dhe shohim që koha po shkon (ata po blejnë kohë), atëherë sipas të gjitha gjasave do bëjmë një hap të njëanshëm për mbajtjen e referendumit për pavarësi ose deklarimin për pavarësi,” ka thënë Bajram Rexhepi në një intervistë për Financial Times.
Z. Rexhepi është shprehur se në pajtim me OKB-në, do të preferonte të shikonte një kalim gradual të Kosovës në vetë-administrim. Mirëpo, bashkësia ndërkombëtare ka shfaqur shenja të mosdashjes për arritjen e një përparimi, ka pohuar Rexhepi, duke qortuar disa nga zyrtarët e OKB-së në Kosovë, se duan që kjo gjendje të vazhdojë edhe në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme.
Kryeministri Rexhepi ka sygjeruar se tranzicioni politik i Kosovës mund të fillojë me një “pavarësi të monitoruar” dyvjeçare. Kjo sipas tij do të lejonte qeverinë e përkohshme të merrte (fitonte) kontrollin e plotë dhe ajo (qeveria) njëkohësisht do të përballej me vëzhgimin/shqyrtimin e rreptë ndërkombëtar. Dhe kjo madje do të ndodhte edhe pas përfundimit të administrimit të OKB-së në Kosovë. Presioni po grumbullohet jo vetëm për Rexhepin. Me publikimin e një skeme, që propozon vetë-administrim për pakicat etnike në një Kosovë autonome, edhe qeveria e Serbisë ka thyer qetësinë/heshtjen diplomatike .
ECIKS / RTK