PRISHTINË, 26 SHTATOR 2003 – Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Ahmet Isufi, u takuan dje me një delegacion nga Kombinati “Trepça”, në krye me menaxherin Nazmi Mikullovcin dhe kryetarin e Këshillit grevist, Halil Çela.
Në takim është biseduar rreth angazhimeve nga ana e Qeverisë së Kosoëvs për realizimin e premtimit për ndihmë financiare prej 150 mijë eurove punëtorëve të Kombinatit Trepça, mënyrën e shpërndarjes së tyre, si dhe për procedurat e programit për pensionim të parakohshëm, i cili do të fillojë të zbatohet së shpejti.
Kryeministri Rexhepi dhe ministri Isufi theksuan se do të bëjnë çdo gjë që është e mundur që të ndikojnë në rifillimin e punës në Kombinatin “Trepça”.
ECIKS / Kosovapress