Prishtinë, 23 qershor 2004 – Nën drejtimin e Kryeministrit Bajram Rexhepi, dje u zhvillua mbledhja e 102-të e radhës e Qeverisë së Kosovës, në të cilën është diskutuar çështja e raporteve të Qeverisë ndaj AKM-së. Lidhur me këtë, Qeveria, ashtu si më parë edhe tash, ka marrë qendrim që të përkrahë vazhdimin e procesit të privatizimit me shpalljen e raundit të tretë gjatë muajit qershor, me qëllim të zhbllokimi të procesit të privatizimit. Qeveria kërkon që çështjet teknike për politikat operacionale të shqyrtohen dhe përpunohen në ndërkohë, dhe në përcjellje të vazhdueshme të anëtarëve vendorë të Bordit të AKM-së.
Qeveria rithekson se procesin e privatizimit, si çështje esenciale për ekonominë e Kosovës, e ka përkrahur dhe vazhdon ta përkrahë.
Qeveria do të përcjell çështjen e privatizimit në vazhdimësi, dhe insiston në proces plotësisht transparent, me dëshirë që ky të jetë fundi i mosmarrëveshjeve dhe rifillimi i mbarë i një procesi tepër të rëndësishëm për inkurajimin e investimeve dhe për zhvillim të qendrueshëm ekonomik.
ECIKS