Qeveria përkrahë fermerët në uljen e taksës doganore

Prishtinë, 19 prill 2004 – Qeveria e Kosovës vendosi të përkrahë kërkesat e fermerëve kosovarë për uljen e shkallës doganore për pajisjet bujqësore dhe lëndën e parë që përdoret për prodhimtari.

Siç tha para mediave zëdhënësja e kryeministrit, Mimoza Kusari, kabineti qeveritar në mbledhjen e djeshme ka shqyrtuar çështjen e masave që duhet ndërmerren për të përmirësuar politikën fiskale dhe tregtare në bujqësinë e Kosovës. “Në mbledhjen e ardhshme të KEF-it (Këshillit Ekonimik Fiskal) do të përkrahet sugjerimi që fermerët të ndihmohen duke u liruar nga tatimet doganore, ndërsa politikat tjera favorizuese për agrokulturë do të përgatiten në kuadër të strategjisë zhvillimore pesëvjeçare që është në përgatitje e sipër e do të përfudojë deri nga fillimi i shtatorit”, – theksoi Kusari. KEF është institucion këshilldhënës i cili drejtohet nga administratori Harri Holker, ndërsa anëtarë të këshillit janë kryeministri dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë. Rekomandimet e KEF-së zakonisht shndërrohen në vendime

ECIKS / Biznesi