Prishtinë, 3 shkurt 2006 – Ministri i Energjetikes dhe Minierave (MEM) Ethem Çeku në një intervistë për KosovaLive thekson se tenderi ndërkombëtare për importin e rrymës do mbyllet më 16 të këtij muaji dhe për këtë Qeveria ka ndarë 16.9 milionë euro.
Ministri Çeku, i cili njëherësh është anëtar i Bordit drejtues të Korporatës Energjetike të Kosovës, thotë se kompania irlandeze ESBI nuk është e përgatitur që të menaxhojë më KEK-un.
Sipas tij, furnizimi me energji elektrike nuk është i vetmi problem më të cilin po përballët KEK-u dhe institucionet e Kosovës në përgjithësi.
“Serbia është duke na nxjerrë një nga problemet me të mëdha në kohët e fundit, duke mos lejuar kalimin transit të energjisë se importuar e cila e ka si destinim Kosovën”, tha Çeku. Ai u shpreh optimist se edhe ky problem, me të cilin tha se nuk është befasuar, do të zgjidhet shpejtë.
Daljen nga kaosi energjetik, që e ka përfshirë Kosovës sidomos ditëve të fundit, ministri e sheh vetëm tek importimi afatgjatë i energjisë elektrike.
ECIKS /KosovaLive