Qeveria e re e Kosoves pritet t'i kete edhe tri ministri

Prishtinë, 28 tetor 2004 – Zyrtaret e UNMIK-ut nuk perjashtojne mundesine qe Qeveria e re e Kosoves te kete edhe tri minitri te reja. Ministrine e Pushtetit Lokal, Ministrine per Energjetike dhe Ministrine per Kthime e cila do te udhehiqet nga perfaqesuesit e komunitetit serb. Zedhensja e misisonit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Mehtild Heneke deklaroi se ne UNMIK po punohet per krijimin e ketyre minitrive para fillimit te mandatiti te ardhshem qeveritar. Megjithate Heneke theksoi se nuk mund te konfirmoj nese kjo do te ndodh gjithsesi. “Ne UNMIK po punohet per krijimin e ketyre ministrive. Jemi ne diskutime dhe ka shume ide per ministri te reja dhe disa projekte konkrete si psh ,krijimi i Ministrise per Kthim, Minsitrise se Pushtetit Lokal dhe Ministrise per Energjetike.

Aktualisht une nuk mund ta konfirmoj se keto ministri do te krijohen para formimit te qeverise por ne besojme se ato do te perfshihen ne qeverine e re”, theksoi Heneke. Ndersa sa i perket Ministrise se Drejtesise dhe Ministrise se Rendit Publik te cilat jane kerkuar nga kosovaret, zedhensja Heneke tha se per krijimin e tyre nevojitet kohe me e gjate. “Keto jane disa ministri qe se pari duhet te klasifikohen ne UNMIK dhe pastaj te diskutohen me qeverine. Besoj qe keto do te marrin edhe me shume kohe”, theksoi Heneke. Nga ana tjeter nderkohe qe partite me te medha ne vend po vazhdojne te bisedojne per krijimin e institucioneve qeversise te vendit,UNMIK-u dhe OSBE-ja kane shprehur kenaqsine e tyre, me gatishmerine e lidereve politike per te formuar sa me shpejt institucionet e reja te Kosoves. Ky vleresim u shpreh pas takimeve te shefit te UNMIK-ut, Seren Jesen Petersen, me lideret e kater forcave kryesore: Ibrahim Rugoven, Hashim Thacin, Ramush Haradinajn dhe Vetron Surroin. Zedhenesja e UNMIK-ut, Metild Heneke, tha se kryeadministratori Jesen-Petersen do te takoje keto dite edhe lidere te tjere partiake. Zedhenesi i OSBE-se, Sven Lindholm, deklaroi se edhe kjo organizate eshte e kenaqur me deklaratat e lidereve te partive parlamentare te Kosoves. Ai tha se OSBE pret qe ne afat sa me te afert te krijohet qeveria dhe institucionet tjera te Kosoves. Ndersa sa i perket koalicionit te ardhshem qeveritar zedhenesja e UNMIK-ut theksdoi se kjo ceshtje u takon partive politike qe kane fituar me se shumti vota ne zgjedhjet e 23 tetorit.

ECIKS / BalkanWeb