Prishtinë, 19 mars 2004 – Pas protestave disaditëshe që anë e mbanë Kosovës shkaktuan 31 të vdekur dhe mbi 600 të lënduar, sot raportohet të jetë një ditë më e qetë. Nëpër shumë qendra të Kosovës është kthyer rendi dhe qetësia publike dhe forcat e KFOR-it në bashkëpunim me SHPK-në dhe policinë e UNMIK-ut kanë vënë përsëri kontrollin.
Nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka filluar punën edhe aeroporti i Prishtinës. Sipas përgjegjësve të aeroportit, fluturimet do të zhvillohen në oraret normale, të parapara më parë, përveq se aerporti sot do të jetë tejet I ngarkuar edhe me fluturime ushtarake.
Qetësimi i situatës pasoi dje pas intervenimit të Kryeministrit të Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi, i cili së bashku me disa ministra të tjerë u apeloi demonstruesve ne lagjen Veternik të Prishtinës që të ndalin protestat dhe të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, për t’i lënë hapsirë institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare që të kryejn punën e vet. Të gjitha institucionet e Kosovës kanë dënuar aktet e dhunës dhe poashtu kanë apeluar te qytetarët që të përmbahen nga këto akte, të cilat më së shumti i shkaktojnë dëm popullit të Kosovës dhe ardhmërisë së tij.
Në ndërkohë Komanda e NATO-s ka filluar me dërgimin e trupave shtesë në Kosovë nga komponenti i saj strategjik rezervë dhe nga kontigjentet e SFOR-it në Bosnjë.
ECIKS