Prishtinë, 21 gusht 2004 – PTK shpalli tenderin për fazën e katërt të zgjerimit të rrjetit celular Vala 900. Faza e katërt e zgjerimit të rrjetit celular Vala 900 do të rrisë kapacitetin e konsumatorëve në 700 mijë dhe do të mbulojë rreth 99% të territorit të Kosovës.
Ky zgjerim i rrjetit celular do t’i mundësojë Valës 900 ofrimin e shërbimeve me vlerë të shtuar duke përfshirë GPRS , WAP dhe MMS. Qëllimi i PTK-së është të ofrojë fajlën e fundit të teknologjisë së telefonisë mobile përgjatë gjithë territorit të Kosovës të paraparë me obligimet të cilat rrjedhin nga licenca e saj.
ECIKS / RTK