PTK planifikon “aleancë strategjike” me një kompani të huaj

Prishtinë, 21 gusht 2005 – Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ka vendosur që të krijojë një “Aleancë strategjike” me një kompani të huaj për qëllime të përbashkëta. Kanë konkurruar gjithsej 4 kompani, por sot u publikuan emrat e tri prej tyre. Tri kompanitë që e kanë parë interesin e tyre për të krijuar një Aleancë strategjike me PTK-në janë “Eutelia”, “Telekom Italia” dhe British Telecom”.

Emri i kompanisë së katërt ende nuk dihet, pasi që oferta është pranuar dje përmes postës elektronike dhe ende nuk është hapur, thanë dje zyrtarët e PTK-së në një konferencë për gazetarë. Drejtori menaxhues i PTK-së Gevin Xhefri tha se Posta dhe Telekomunikacioni si shoqëri aksionare pritet që të jetë kompani serioze dhe konkurruese në rajon. “PTK-ja është e interesuar të hyjë në Aleancë Strategjike për të bërë ndryshime fondamentale, si pjesë e bashkimit teknologjik dhe si pjesë e transformimit të PTK-së në kompani të fokusuar tek konsumatori dhe tek zhvillimi i tregu”, tha ai. Aleanca Strategjike nuk do të thotë privatizim i PTK-së, thanë zyrtarët. Zgjedhja e kompanisë për Aleancë Strategjike do të bëhet brenda 4-5 pesë ditësh.

ECIKS / RTKLive