PRISHTINË, 14 MAJ 2007 – Posta dhe Telekomunikacioni I Kosovës ka themeluar Departamentin për antikorrupcion dhe për analitikë të biznesit, me qëllim të shtimit të transparencës dhe kontrollit të brendshëm në korporatën më të madhe në Kosovë, thuhet në një njoftim të lëshuar nga kjo kompani.
Themelimi i Zyrës antikorrupcion dhe për analitikë të biznesit, është aprovuar nga Bordi drejtues i PTK-së. Në njoftim thuhet se PTK-ja është e para kompani publike në Kosovë që ka themeluar një zyrë të tillë që “ka për synim shtimin e efikasitetit dhe kujdesit në menaxhimin e korporatës”.
Udhëheqës i zyrës është zgjedhur shtetasi amerikan, Richard Stephens, që deri tani ka qenë udhëheqës i krimeve serioze ekonomike pranë policisë së UNMIK-ut dhe ka përvojë shumëvjeçare në hetimet ekonomike.
“Javëve në vijim, zyra do të plotësohet edhe me staf tjetër të kufizuar. Zyrtarët e kësaj zyre janë të obliguar me kontratë që të njoftojnë policinë për çfarëdo të gjeture të tyre gjatë punëve në PTK”, thuhet në njoftim.
Marrë nga Koha Ditore