Prishtinë, 24 maj 2006 – Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe kompania e sigurimeve Dukagjini kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që kjo kompani të hapë zyrat e saj të sigurimit brenda të gjitha objekteve të Postës. Sipas Riza Bicajt, drejtor i përgjithshëm i kompanisë së sigurimeve “Dukagjini”, kjo marrëveshje do të jetë në dobi të qytetarëve, sepse të gjitha pagesat do t’i bëjnë në një vend, pa pasur nevojë të shkojnë në 2 apo 3 vende për të bërë pagesën për polisat e sigurimit. Nga ana tjetër, drejtori i postës së Kosovës, Rafet Jashari, theksoi se posta ju ka ofruar të gjitha kompanive të sigurimit që të bashkëpunojnë me këtë institucion, në mënyrë që shërbimet e tyre të jenë më efikase. Mirëpo, deri më tash vetëm kompania “Dukagjini” është përgjigjur pozitivisht. Kompania Dukagjini ka hapur zyrat e veta edhe në enklavat serbe si në Mitrovicën e Veriut dhe në Graçanicë. Posta e Kosovës do të përfitojë nga “Dukagjini” 8 % provizion nga autopërgjegjësia, 15 % në rast zjarri dhe 20 % nga sigurimi Kasko.
ECIKS / KohaVision