Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallur tenderin e 44 me radhë për privatizimin e 11 ndërmarrje shoqërore në Kosovë.
Të gjitha këto ndërmarrje do të privatizohen me metodën e ‘spin off-it të rregullt’, që do të thotë se blerësit e ndërmarrjeve nuk kanë asnjë obligim pas privatizimit dhe krijimit të ndërmarrjes së re.
Afati i fundit për parakualifikim do të jetë më 30 qershor 2010. Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë 7 korrik 2010, dhe po të njëjtën ditë, pritet edhe hapja e ofertave.
Ndërmarrjet që do të privatizohen janë nga rajone të ndryshme të Kosovës. Shumica e ndërmarrje që do të privatizohen janë toka bujqësore dhe shitore.
Tokat bujqësore janë shumë të përshtatshme për investitorët e jashtëm, pasi që nuk ka asnjë kushtëzim për ndërrimin e veprimtarisë së tyre.
Për më tepër detaje vizitoni faqen e internetit te agjencise ne www.pak-ks.org.
ECIKS