Porsche Austria hap përfaqësi në Kosovë

Prishtinë – “Porsche Austria” ka hapur përfaqësinë në Kosovë ku përfaqësues i autorizuar do të jetë “Porsche Kosova” sh.p.k.. Në Kosovë, kjo kompani zyrtarisht do të përfaqësojë shitjen e automobilave të markës “Valkswagen”, “Audi” dhe “Seat”. Alex Vaszi, përfaqësues nga “Porsche Austria” të hënën në një konferencë për media në Prishtinë ka thënë se përpos shitjeve të automobilave kjo kompani do të organizojë trajnime për mirëmbajtjen dhe servisimin e automobilave dhe punësimin e rreth 300 punëtorëve. Vaszi, kanë shtuar se klientët do të trajtohen ashtu siç trajtohen në Perëndim. Ai ka thënë se deri në fund të vitit kjo kompani do të angazhohet të sjellë në Kosovë 600 vetura të këtyre markave.

Koha Ditore