Pesë kompani kualifikohen për privatizim të PTK-së

Pesë kompani, duke përfshirë Turkcell Iletisim Hizmetleri (TCELL), Portugal Telecom SGPS SA (PTC) dhe British Telecom-Poloni janë kualifikuar për të konkurruar në tenderin për privatizim të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Grupet do të lejohen të marrin pjesë në tenderin që pritet të fillojë në shtator, u tha në një deklaratë të bërë nga Ministria për Zhvillim Ekonomik. Oferta për blerjen e 75% të aksioneve të kompanisë pritet në tremujorin e katërt.

Në qershor, Qeveria e Kosovës ka deklaruar se ata do të konsiderojnë vetëm blerësit që kanë ofruar shërbime të telefonisë mobile për të paktën tre vjet, me të ardhurave mesatare vjetore prej të paktën 300 milionë eurosh dhe posedojnë asete në shumë prej jo më pak se 750 milionë euro.
Tre ofertues përfshirë këtu Monaco Telecom International SAM, Geni Capital me bazë në Luksemburg dhe Elkos LLC nga Kosova nuk arritën të kualifikohen.

Kompanitë që kanë plotësuar kriteret janë: Albright Capital Management LLC në bashkëpunim me Portugal Telecom, Columbia Capital në konsurcium me ACP GmbH Axos Capital dhe në bashkëpunim British Telecom – Poloni , Turkcell, M1 International Limited dhe Twelve Hornbeams në konsurcium me Avicenna Capital LLC dhe në bashkëpunim me Sofrecom SA.

/Bloomberg/