Përzgjidhet varianti i ‘Rrugës së Arbërit’

Tiranë, 26 korrik, 2004 – Qeveria e Shqipërisë ka përzgjedhur njërin nga tri variantet e propozuara të specialistëve, për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, e cila do të mundësojë lidhjen më të shpejtë të Shqipërisë me Maqedoninë.

Kjo rrugë, nga Tirana do të kalojë në Murriz, në drejtim të Bulqizës dhe përfundon në vendkalimin kufitar, Bllacë e Dibrës. Ky variant do të kushtojë rreth 12 miliardë lekë.

ECIKS / RTK