PRISHTINË, 16 JANAR 2004 – Në një ceromoni solemne, dje u përurua fabrika për prodhimin e shtyllave “Poliarm” në Besianë (Podujevë). Në ceremoninë e përurimit morri pjesë edhe Kryetari i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
“Përurimi i kësaj fabrike është ngjarje me rëndësi për ekonominë e Podujevës dhe për ekonominë e Kosovës, ndërkaq prodhimet e saj do të pasurojnë tregun kombëtar kosovar me prodhime moderne e cilësore”- tha Presidenti Rugova, duke uruar që prodhimet e kësaj fabrike të dalin edhe në tregjet e jashtme përmes eksportit.
Duke iu drejtuar udhëheqjes komunale, stafit drejtues të fabrikës, si dhe gjithë pjesëmarrësve, Presidenti i Kosovës tha se “një ekonomi e fortë kombëtare është element për njohjen më të shpejtë të pavarësisë formale te Kosovës”.
ECIKS / QIK