Përmbyllet me sukses shitja e Birrarisë së Pejës

Prishtinë, 30 qershor 2006 – Agjencia Kosovare e Mirëbesimit deklaroi përfundimin e shitjes së Ndërmarrjes së re Birraria e Pejës Sh.P.K., Birrarisë së Pejës Sh.A. për 11,130,000. Afatet dhe kushtet tjera të shitjes përfshijnë një marrëveshja nga Birraria e Pejës Sh.A. për zotimin për investim prej 15,206,000 dhe garancinë për punësimin e 612 personave. Birraria e Pejës Sh.A. po ashtu u pajtua të blejë 5.000 ton të elbit për vit gjatë dy viteve të ardhshme nga fermat lokale edhe kjo si një kusht i shitjes.

Joachim Ruecker që po ashtu është kryetar i Bordit të AKM-së, shprehu kënaqësi të madhe me përfundimin e suksesshëm të shitjes: “Jam shumë i kënaqur që ky privatizim ka arritur një realizim të suksesshëm. Dua të falënderoj të gjitha palët e përfshira, si ata të AKM-së ashtu edhe ata në Birrarinë e Pejës Sh.A. për punën e tyre të madhe dhe përkushtimin në negocimin e këtij transaksioni të rëndësishëm.”

Kjo shitje paraqet një hap tjetër të madh përpara të privatizimit në Kosovë. Birraria e Pejës është një subjekt i njohur dhe i respektuar, dhe e parashoh se ky transaksion do t’ia mundësoj Birrarisë së Pejës që të zhvillohet, zgjerohet dhe t’i sjell të mira të konsiderueshme ekonomike regjionit të Pejës dhe gjithë Kosovës.”

Drejtori Menaxhues i AKM-së, Jasper Dick theksoi “shitja e suksesshme e Birrarisë së Pejës është investimi i tretë më i madh individual privat në Kosovë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, pas Ferronikelit dhe Ramiz Sadikut. Nëse përfshihet edhe zotimi për investim, atëherë është i dyti për nga madhësia që i dërgon një sinjal të qartë komunitetit ndërkombëtar se Kosova është e hapur për afarizëm”, thuhet në një kumtesë për media të lëshuar nga AKM-ja.

ECIKS / RTK