OPEK-u vendos rritjen e kuotave të nxjerrjes së naftës

Bejrut, 4 qershor 2004 – Ministrat e vendeve anëtare të organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK) vendosën që ta shfuqizojnë marrëveshjen, sipas së cilës atyre vendeve u lejohet të nxjerrin vetëm 2 milionë barelë naftë në ditë. Ky hap u ndërmorr për t’iu kundërvënë rritjes se çmimeve të naftës. Me këtë vendim synohet të ulen çmimet e naftës në tregun botëror nga mbi 40 dollarë për fuçi, që është çmimi për momentin, deri në 22 deri në 28 dollarë për fuçi.

Marrëveshja e arritur në Bejrut, vjen pas propozimit të bërë nga Arabia Saudite para dy javësh. Megjithatë analistët e ekonomisë kanë dyshime se rritja e prodhimit qoftë edhe me 2.5 milion fuçi në ditë, do të mund ta mbajë të ulët për një kohë të gjatë çmimin e naftës.

ECIKS / Dwelle