OEK: Kosova në kolaps financiar

Prishtinë, 7 dhjetor 2004 – Kosovarët nuk mund të disponojnë 663 milionë euro për shkak të pasigurisë së bankave komerciale të Kosovës, mosekzistimit të legjislacionit adekuat dhe joseriozitetin e bizneseve në afarizëm me banka dhe partnerë të ndryshëm. Andaj, për shkak të menaxhimit të dobët të parave publike, Kosova gjendet në kolaps të vërtetë ekonomik e financiar, u tha në mbledhjen e sotme të Shoqatës së Bankave dhe të Sigurimeve, të Odës Ekonomike të Kosovës.

Nga 663 milionë euro, shumë kjo e parave publike që nuk janë në qarkullim funksional, në banka të huaja tashti janë të deponuar 263 milionë euro të Kosovës, me kamata tejet të ulëta; prej tyre 76 milionë euro janë të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, 40 milionë janë mjete nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, ndërsa 400 milionë euro janë mjete të zotuara të Buxhetit të Kosovës në Autoritetin Bankar dhe të Pagesave. Nënkryetarja e Odës Ekonomike, Zineta Daci tha se Kosovës i nevojitet patjetër një Bankë Qëndrore. “Derisa paratë publike të Kosovës, me kamata tejet të ulëta, janë të deponuara jashtë vendit, ne jemi detyruar që, nga jashtë të marrim kredi për zhvillimin e ekonomisë Kosovare, me kamata të larta”, tha drejtori i Bordit të “Kasabankës”.

Në mbledhjen e sotme të Shoqatës së Bankave dhe Sigurimeve të Odës Ekonomike të Kosovës u shqyrtua edhe raporti i punës për këtë vit dhe u aprovua planprogrami i punës për vitin 2005.

ECIKS / RTK