Oda Ekonomike e Kosovës kërkoi që tatimi në vlerën e shtuar për produktet bujqësore të hiqet, ose reduktohet.
Ky ishte konstatimi që doli nga debati i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në kuadër të Panairit të Agrobiznesit “Prishtina 2010”.
Përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, ajo e Ekonomisë, nga Administrata Tatimore, si dhe prodhues të produkteve bujqësore analizuan nevojat e këtij sektori për pakon e re fiskale.
“Duke i krijuar lehtësi këtij sektori edhe ekonomia zhvillohet më hovshëm dhe në të njëjtën kohë inkurajohen investimet e jashtme”, tha Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike.
Aktualisht TVSH-ja në Kosovë është 16%.
ECIKS