Oda Ekonomike kërkon mbrojtjen e eksportuesve vendorë

Prishtinë, 29 korrik 2004 – Eksportuesit Kosovar çdo ditë e më shumë po ballafaqohen me probleme të shumta me rastin e këmbimit të mallrave në IRJM, Malin e Zi, Serbi e Bullgari. Shkalla e lartë e doganës bëri që vitin e kaluar në tregun kosovarë të ketë vetëm 5 për qind të prodhimeve vendore, ndërsa 95 për qind të prodhimeve të vendeve të cilat i ngrisin barierat eksportuese të prodhuesve kosovarë. Për këtë arsye Oda ekonomike e Kosovës, kërkon parandalimin e diskriminimeve ekonomike ndaj eksportuesve vendorë.

ECIKS / RTK