Nisi punën fabrika e tekstilit në Prishtinë

Në Prishtinë ka nisur punën fabrika “Kosovatex” për prodhimin e xhinseve dhe konfeksioneve. Fabrika aktualisht ka treqind punëtorë.

Me prodhim kryesisht të orientuar për eksport, “Kosovatex” synon të bëhet qendër e industrisë tekstile në Ballkan.

Fabrika kosovare do të bashkëpunojë me klientë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe brende të njohura botërore, si Hugo Boss, Diesel, Levi’s, Replay, Otto Kern, Mustang, Pierre Cardin, etj.

Menaxherët e fabrikës, Nexhmedin Ejupi dhe Kamal Canakapalli thanë se këtu në Prishtinë kemi zhvilluar një fabrikë që plotëson standarde të klasës botërore në industrinë e konfeksioneve.

“Kosovatex”, u privatizua me spin-off special në procesin e privatizimit në Kosovë.

ECIKS