Nisi privatizimi i Trepçës!

Gjykata Supreme e Kosovës, pas një kohe të gjatë, i ka dhënë izën Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për shitjen e gjigantit metalurgjik Trepça. Privatizimi do të fillojë me shtatë ndërmarrje të saj, duke kaluar më vonë në qendër të Stantërgut.

Nga barra ligjore e pronësore, janë liruar kompania FBI nga Peja, FBNiCd Gjilan, Famipa Prizren, Metaliku Gjakovë, FAPOL Podujevë, Fabrika e Municionit të Gjuetisë Skenderaj dhe fabrika e ngjyrave Extra Vushtrri. Lajmin për lirimin e këtyre kompanive e konfirmojnë edhe zyrtarë të AKP.

“Deri më tani, nga Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme është marrë konfirmimi për lejimin e privatizimit të shtatë prej tyre dhe gjatë këtij viti do bëhet privatizimi”, kanë thënë zyrtarë të AKP.

Trepça, njëherësh gjigant Ballkanik, ka qenë jofunksionale qysh nga fundi i viteve ’80-të duke e bërë të pamundshëm shfrytëzimin e potencialeve të saj minerale. Rezervat e mëdha të zinkut, plumbit, argjendit dhe arit ende rrinë kot dhe janë jashtë përdorimit për shkak të shkatërrimit të mjeteve të punës. Privatizimi është e vetmja alternativë nëpërmes të cilës Trepça mund të ri-aktivizohet, t’i shfrytëzoj kapacitetet e saj prodhuese, të punësoj punëtorë përtej atyre lokalë, të gjeneroj fitime dhe ta ruaj vlerën e saj kapitale në të ardhmen.

ECIKS / Gazeta Express