Prishtinë, 2 korrik 2007 – Me qëllim të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë, Ministria e tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Raiffaisen Bank dhe me agjencinë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi. Drejtori i Raiffaisen Bank në Kosovë, Oliver Uitle u premtoi bizneseve të vogla dhe të mesme kosovare dhënie të kredive me kushte sa më të favorshme për zhvillimin e tyre.
Memorandumi i nënshkruar sot ua mundëson bizneseve të vogla dhe të mesme kosovare marrje të kredive me kamata më të ulta dhe më me lehtësi. Pas nënshkrimit të memorandumit, ministri Dugolli kërkoi nga bizneset që të bashkëpunojnë me institucionet si dhe të jenë sa më transparente dhe të përgjegjshëm në kryerjen e obligimeve bankare. Sipas tij, plotësimi i kritereve të tilla nga bizneset do të bëjë që të ketë kushte sa më të favorshme për kredi me shkallë më të ulët të interesit.
Ndërkaq drejtori i Raiffaisen Bank, Oliver Uittle theksoi se raportet e mira në mes të Raiffaisen bank dhe klientëve kosovar do të bëjnë në të ardhmen që kushtet për qasje në këtë bankë të jenë edhe më të kënaqshme.
ECIKS / RTK