Prishtinë, 27 tetor 2004 – Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen ka nënshkruar edhe dy ligje: ligjin mbi konsumatorët dhe ligjin për tregtinë e brendshme, të cilat kanë për qëllim të rregullojnë tregun e brendshëm. Kështu u njoftua ndër të tjera në konferencën e sotme të UNMIK-ut në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së UNMIK-ut, Neraj Sing ka njoftuar se që nga 1 nëntori i këtij viti do të fillojë së zbatuari rregullorja për mbikqyrje të transakcioneve, e cila ka për qëllim të pengojë shpërlarjen e parave në Kosovë. “Sipas kësaj rregullorje nga të gjitha bankat që funksionojnë në vendin tonë, kërkohet që të mos lejojnë transferin e parave të gatshme, në shuma më të mëdha se 1 mijë euro.Transferi i shumave më të mëdha bëhet vetëm atëherë kur dihet destinimi i tyre”.
ECIKS / RTK