Në Bernë u promovua Fondi për Zhvillimin e Kosovës

Në prani të mbi 20 ambasadorëve të shteteve të ndryshme të botës të akredituar në Zvicër, përfaqësues të kantoneve të ndryshme të Zvicrës dhe përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, në Bern të Zvicrës, solemnisht u promovua themelimi i Fondit Zhvillimor të Kosovës.

Me këtë rast, u tha se u tha se Fondacioni ka tri qëllime, dhënien e bursave dhe ndihmave financiare për studentët kosovarë të të gjitha komuniteteve, tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë dhe promovimin e kulturës kosovare si dhe mbështetjen e integrimit të qytetarëve të Kosovës në Zvicër.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj tha se diaspora kosovare në Zvicër, ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat kohore gjatë zhvillimeve më të rëndësishme në Kosovë.

Ambasadori Malaj tha se kosovarët e shkolluar në Zvicër, po japin kontributin e tyre për shtetin zviceran.

Ai tha se Fondi për Zhvillimin e Kosovës e ka mbështetjen e Federatës Zvicerane dhe të ambasadave të vendeve mike të Kosovës.

ECIKS