Ndërpritet procesi i privatizimit ne Kosovë !!!

PRISHTINË, 08 TETOR 2003 – Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, ka kumtuar dje se për shkak të sqarimeve të nevojshme ligjore të OKB-së për privatizimin, vala e tretë e tenderëve të shpallur më 10 shtator 2003, me datë të paraparë për dorëzim të ofertave me 11 Nëntor 2003, është anuluar.

Aktualisht Kombet e Bashkuara janë në proces të shqyrtimit të ligjeve mbi privatizimin. Mirret vesh se Serbia dhe Mali i Zi kanë kontestuar këto ligje në Kombet e Bashkuara.

Së paku një përfaqësues kosovar në bordin mbikqyrës të AKM-së ka akuzuar Serbinë për pengimin e procesit të privatizimit në kohën kur flitet për dialog, kurse kryeministri Rexhepi ka thënë se procesi i privatizimit nuk guxon të ndërpritet as edhe për një ditë të vetme.

ECIKS