Ndërmarrësit turk të favorizohen më shumë në Kosovë

Prishtinë, 22 qershor 2004 – Kryeministri i Kosovës, Dr. Bajram rexhepi priti dje ambasadorin e turqisë në Beograd, z. Hasan Servet Oktem, me të cilin bisedoi lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit midis Turqisë dhe Kosovës në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, njofton zyra për informim e kryeministrit.

Kryeminstri Rexhepi ceku se është gjithmonë e mirëseardhur përkrahja e Turqisë dhe populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën e shtetit turk në këtë periudhë pesëvjeçare. Në këtë kontekst, kuminitetit turk mund të jetë urë lidhëse që dy vendet tona të kenë bashkëpunim të mirëfilltë.

Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar për krijimin e infrastrukturës ligjore për të krijuar parakushte më të mira për afaristët turq që të investojnë në Kosovës, u shpreh kryeministri Rexhepi.

Po ashtu, Kryeministri e informoi ambasadoriin turk me rrjedhat aktuale politike, për rrjedhën e procesit të privatizimit, si dhe për angazhimin e institucioneve vendore në sanimin e pasojave të ngjarjeve të marsit. “ Ne kemi vepruar shumë shpejt dhe menjëherë kemi ndarë një fond për rindërtimin e objekteve të banimit të minoritetit serb. Dhe njëkohësisht po zhvillojmë një dialog të brendshëm, theksoi në mes tjerash kryeministri Bajram Rexhepi.

Nga ana e tij, ambasadori Hasan Servet Oktem e njoftoi Kryeministrin lidhur me vizitën e tij në fshatin Mamushë të Prizrenit dhe për takimin me stafin udhëheqës të trupave turke të KFOR-it. Duke folur për çështjen e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, ambasadori Oktem theksoi se në mesin e firmave turke ka interesim për të investuar edhe në Kosovë ashtu si në vendet tjera të rajonit të Evropës Juglindore, por këto firma duhet inkurajuar.

ECIKS