Londër, 12 tetor 2004 – Çmimi i naftës së papërpunuar ka arritur një nivel të ri të lartë prej 53.42 dollarësh amerikanë në tregun e Europës. Po dje prodhuesit e naftës në Lindjen e Mesme kanë siguruar se do të bëjnë të gjitha përpjekjet për uljen e çmimit, por ndërkohë ka filluar greva në vendin më të madh të Afrikës. Tregtarët kanë shpjeguar se rritja e çmimit ka ardhur si rezultat i shqetësimit të mungesës së furnizimeve nga greva e fundit e zhvilluar në Nigeri, prodhimi i ngadaltë në Gjirin e Meksikës pas uraganeve që goditën rezervat e naftës së SHBA-së. Sekretari amerikan i Thesarit Xhon Snou ka njoftuar se ka marrë premtime nga vendet arabe të prodhimit të naftës se ato do të përpiqen për uljen e çmimit të naftës së papërpunuar duke rritur kërkesën.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK), që përfshin vendin më të madh të prodhimit të naftës në botë, Arabinë Saudite, dhe eksportues të tjerë të rëndësishëm të Lindjes së Mesme kanë rritur kuotat e prodhimit ditor me 2.5 milionë fuçi në ditë.
ECIKS / Shekulli