MTI planifikon themelimin e tri agjencive të reja

Prishtinë, 24 shkurt – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë planifikon themelimin e tri agjencive të reja: asaj për akreditim, për çertifikim dhe agjencinë për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Zyrtarë të kësaj ministrie i thanë mediave se fillimisht këto do të jenë nën ombrellën e një agjencie për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Agjencitë do të mbështeten nga Buxheti i Kosovës, ndërkaq pjesërisht do të vetëfinancohen. Sipas Ahmetit nëpërmjet këtyre agjencive do të zbatohen standardet nëpërmjet së cilave në një të ardhme të afërt do të fillojë të kontrollohet cilësia e artikujve, që prodhohen dhe importohen në Kosovë.

ECIKS / QIK