MTI mbështetë inovacionin

Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, që vepron në kuadër të Mistrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka lansuar projektin “Zhvillimi i politikave të inovacionit” i cili do të mbeshtetë idetë e të rinjëve.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, tha se qëllimi i projektit është përmirësimi i konkurrencës në Ballkanin Perëndimor. Ai tregoi se janë 24 pilot projekte të prezantuara me Iniciativën e Ballkanit Perëndimor për Konkurrencën Rajonale. “ Projektet e shqyrtuara në tetor të vitit të kaluar u vlerësuan në bazë të ndikimit të tyre në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe në nxitjen e inovacionit te kompanitë vendore. Këto dy lëmi kyçe janë të identifikuara si prioritare jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin”, theksoi zëvendësministri Ustaibo.

Ndërsa, zyrtarë të MZHE-së thanë se rëndësinë dhe potencialin e këtij projekti e konfirmon padyshim edhe përzgjedhja e 24 pilot-projekteve nga drafti i iniciativave të Ballkanit Perëndimor për konkurrencë regjionale. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik është e angazhuar në garantimin e të gjitha reformave që stimulojnë zhvillimin e sektorit privat.

Granit Berisha, kryeshef i Agjencisë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, theksoi se pas një pune disamuajshe bashkëpunimi me mes sektorit publiko-privat kanë arritur një pikë pajtimi për nevojën e implementimit të këtij projektit, që për produkt ka strategjinë mbi inovacionet dhe planin aksionar të saj.

/Telegrafi/