MTI-ja rihap tenderin për zhvillimin e Brezovicës

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka rihapur tenderin për revitalizimin e pjesshëm të kompleksit të turizmit në Brezovicë shkruan e përditshmja „Koha Ditore“.

Kërkohet që nëpërmjet tenderit të hapur më 7 shtator, e që do të jetë i hapur deri më 22 tetor, të kontraktohet një kompani private e cila do të jepte këshilla dhe ide se si duhet proceduar çështjen e revitalizimit të Brezovicës: “Kompania konsulente apo konsorciumi i kompanive konsulente do të duhej të ofronte shërbime këshillimore të transaksionit për të tërhequr një operator apo investitor për projektimin, zhvillimin, financimin dhe operimin e Qendrës Turistike të Brezovicës”, u tha nga zyrtarë të kësaj ministrie.

/Koha/