Miratohet drafti i buxhetit per vitin 2012

Qeveria e Kosovës ndonëse ende nuk i ka përfunduar plotësisht tabelat financiare për buxhetin e vitit 2012, ka planifikuar që shpenzimet t’i kufizojë në 1 miliard e 520 milionë euro.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të hyrat e gjithëmbarshme vjetore për 2012-n kapin vlerën financiare prej 1 miliard e 361 milionë eurove, nga të cilat 1 miliard e 123 milionë euro është planifikuar të grumbullohen nga të hyrat e Doganave dhe të Administratës Tatimore.

“Ky buxhet është për një zhvillim ekonomik të Kosovës, për zbutje të papunësisë dhe integrimet evropian”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, HashimThaçi, sipas të cilit “derisa vendet tjera janë prekur nga kriza, Kosova nuk ka përjetuar ngecje, por ka pasur përparime në zhvillim”.

Nga Ministria e Financave thuhet se ky buxhet “reflekton fuqinë e Kosovës si shtet, ruan qëndrueshmërinë fiskale, ndërsa është i harmonizuar në bazë të marrëveshjeve me FMN-në”.

Sektorët që përfitojnë nga ky buxhet, sipas Hamzës, do të jenë bujqësia, infrastruktura, ekonomia, arsimi, kultura etj.