Metalet e dominojnë eksportin e Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK), gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare, ka publikuar “Statistikat e Tregtisë së Jashtme dhjetor 2012”.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), eksporti në muajin dhjetor 2012 kishte vlerën 20.5 milionë euro, ndërsa importi 211.8 milionë euro.

Sipas të dhënave, pjesën më të madhe të eksporteve e përbëjnë metalet. “43 % të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre,18 % produktet minerale, 8.2 % plastika, goma dhe artikuj prej tyre, 7.3 % tekstili dhe artikuj tekstili, 6.2 % ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 5.9 % produkte bimore.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: 18.2 % të importit e përbëjnë produktet minerale, 17.1 % ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.4 % makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 7.5 % produkte të industrisë kimike, 7.4 % mjetet e transportit, 6.7 % metalet bazë dhe artikujt prej tyre etj.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (24.8 %), Shqipëri (15.5 %), Zvicërr (13.6 %), Maqedoni (9.6 %), Mal të Zi ( 7.0 %), Serbi (3.6 % ) etk, përderisa përqindja më e madhe e importit është nga: Gjermania (13.8 &), Maqedonia (11.5 &), Serbia (11.1 %), Turqia (8.4 %), Kina (7.0 %) etj.

/Telegrafi/