Megjithatë sllovenët fitojnë tenderin e telefonisë

Prishtinë, 21 shkurt 2007 – Meqë Kosmocell nuk ka paguar shumën e paraparë prej 81 milionë euro si fitues i tenderit të operatorit të dytë të telefonisë mobile në Kosovë, ART ja automatikisht ka shpallur fitues ofertuesin e dytë Konsorciumin Sllovenia dhe IPKO NET, të cilët kanë ofruar 75 milionë euro. Në Komunikatën e ART së thuhet se ky institucion bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave kanë konfirmuar mospërmbushjen e obligimeve të kompanisë Kosmocell deri në afatin e paraparë, me ç’rast ofertuesi i dytë për nga pikët konsorciumi Telekom Sllovenia dhe IPKO -NET është shpallur fitues i preferuar.

ECIKS / QIK