Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi “Limak- Aeroport de Lyon” nënshkruan Marrëveshjen për Partneritet publik privat për operimin dhe zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të konsorciumit “Limak- Aeroport de Lyon”, Sezai Bacaksiz.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala tha se Kosova po ndërton praktika të reja për tërheqjen e investimeve në infrastrukturë dhe shërbime publike.
Përfaqësuesi i konsorciumit “Limak- Aeroport de Lyon”, Sezai Bacaksiz, tha se synimi i tyre është rritja e numrit të udhëtarëve që operojnë në këtë aeroport nga 1.5 milion sa janë aktualisht, në 4 milionë në vit.
Konzorciumi “Limak-Lion” sipas kontratës të nënshkruar do të investojë mbi 100 milionë euro si dhe do t’i modernizojë shërbimet e ANP-së.
ECIKS